Thuhet se rikthimet ne nje vend ku ke punuar me pare rezultojne gjithnje nje deshtim i madh. Kjo duket se po ndodh edhe me sulmuesin Uejn Runi. Futbollisti angle la Mançester Junajtid per t’u bere serish pjese e klubit qe e coi ne eliten e futbollit evropian dhe mesa duket kjo aventure e dyte e tij te skuadra nga Liverpuli po shkon si mos me keq.
Sipas asaj qe publikohet tek tabloidi ‘Sunday Mirror’ drejtuesit e Evertonit nuk jane aspak te kenaqur me paraqitjet e bera nga Uejn Runi dhe jane te gatshem qe ta largojne nga skuadra ne fund te sezonit aktual. Tashme nuk mbetet gje tjeter vecse te shohim se si do te shkojne gjerat per golashenuesin me te mire ne historine e perfaqesueses angleze.
Sfidanti.al