Stiven Xherrard eshte gati te nise karrieren e tij te dyte ne futboll, ate te trajnerit. Ne median britanike flitet me nje siguri te madhe, legjenda e Liverpulit do te ulet ne stolin e Glasgou Rejnxhers dhe mungon vetem zyrtarizimi.
Gjithnje sipas asaj qe publikohet ne median britanike, Xherrard do te kete ne stafin e tij teknik nje tjeter ish lojtar te Liverpulit, Geri Mekalister per te sfiduar Brendon Roxhers qe drejton rivalet e Seltik Glasgout. Stiven Xherrard u terhoq nga futbolli ne vitin 2016 dhe ne ate kohe refuzoi te drejtonte skuadren e Divizionit te trete angez, Milton Kejnes Dons pasi preferoi te kthehej te Liverpuli ku prej 18 muajsh drejton ekipin e U18 te The Reds.
Tani do te ulet ne stolin e Rejnxhers qe per ironi te fatit sot u shkaterrua 5-0 ndaj Seltik duke i dorezuar skuadres rivale titullin kampion te Skocise.
Sfidanti.al