Te gjithe prisnin nje gare emocionuese ne Baku dhe ashtu ndodhi. Ljuis Hamilton triumfoi ne kryeqytetin azer, nje fitore qe ishte me shume nje dhurate nga kundershtaret e tij se per meritat e tij. Vete Britaniku e pranoi se nuk e priste kete fitore qe ne te vertete e meritonte shoku i tij i skuadres, Valteri Botas.
‘Eshte e vertete, nuk e mendoja se do te fitoja-tha Hamilton pas gares-ishte nje fitore emocionuese, skuadra beri nje pune te shkelqyerdhe Valteri e meritonte te fitonte. Po keshtu edhe Fetel beri nje pune te shkelqyer. Nuk e prisja, por nuk hoqem dore’.
Edhe Kimi Raikonen arriti te vere ne vije nje gare qe u duk se ishte e destinuar e deshtuar pas gabimit te bere ne provat zyrtare dhe incidentit me Okon qe u vu nen hetimin e komisareve te gares.
‘Po, starti i gares nuk ishte perfekt, por une u perpoqa te rikuperoja dhe ne fund gjerat shkuan mire-tha Raikonen-por nuk ishte nje gare e lehte’.
Sfidanti.al