Presidenti i Barcelonës hap zemrën për Valverden, Nejmarin, Grizmanin…

Presidenti i Barcelonës, Zhozep Maria Bartomeu, i hodhi poshtë spekulimet se trajneri Ernesto Valverde mund të largohet nga klubi katalonjas në fund të sezonit. “Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi shumë të kënaqur nga Valverde. Askush nuk ka asnjë dyshim tek ai, madje, as mbas ndeshjes në Romë. Dy kurrora mbi kokë është diçka e mrekullueshme, megjithëse jo e përsosur”, tha Bartomeu, duke shtuar se klubit i pëlqen mënyra sesi Valverde e drejton dhomën e zhveshjes.

“Largimi i Nejmarit ishte një goditje e fortë për neve, por, megjithatë, mbas transferimit të tij, Barcelona po luan më shumë si ekip’, theksoi presidenti i Barçës që, sa i përket mundësisë së ardhjes në ekip të sulmuesit francez të Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, foli në mënyrë diplomatike:

“Ne i respektojmë të gjithë klubet dhe duam që edhe neve të na respektojnë. Ai është një nga futbollistët më të mirë të Atletikos dhe neve na pëlqejnë futbollistët e mirë”, vuri në dukje Bartomeu.

Sfidanti.al