Mohamed Salah padyshim që është magjia e momentit në futboll. Gjithsesi, edhe egjiptiani i Liverpulit mbetet qenie njerëzore dhe bën gabime prej qenie të gjallë. Në përballjen e Premier Ligës në “Anfild” ndaj Stouk Sitit ai humbi një rast kaq të pastër saqë u mendua si gol i sigurt.
Ishte pjesa e parë, kur ai u ndodh vetëm për vetëm me portierin e Stoukut, dhe krejt papritur e gjuajti topin jashtë, anash portës. Salah jo vetëm që shtangu 54 000 tifozët në “Anfild”, por nxorri “bllof” edhe faqe në internet që japin direkt rezultatet e ndeshjeve. “Flashscore” apo “Bet365” u bënë lëmsh, herë duke dhënë rezultatin 1-0, herë duke sqaruar se goli ishte anuluar (!!!)
Gabimi erdhi po nga ky Mohamed Salah që shkëlqeu ndaj Romës në Champions, duke bërë gjëra që mendohet si ia del vetëm Lionel Mesi.
Sfidanti.al