Guardiola në Angli po vë në vend “amanetin” e Krujfit

Dekada më parë, Pep Guardiola ishte një futbollist dhe trajneri i tij tek Barcelona quhej Johan Krujf. Një herë në vit, i riu dhe i vjetri do të uleshin në një restorant në qytetin katalanas për të folur për futbollin, në prani të djalit të legjendës holandeze, Zhordi Krujfit.

Sot, Pep Guardiola rrëfen se, në një farë mënyrë, ai po çon në vend një amanet në “holandezit fluturues”, ndërsa trajnon Mançester Sitin për ta bërë skuadrën më të mirë në Angli, e mundësisht në Europë. “Krujfi ishte një tifoz i madh i futbollit anglez, – tregon Pepi, – ne flisnim shpesh dhe ai e quante kampionatin anglez si “bastionin e fundit”. Krujfi kishte besim absolut se futbolli total mund të funksiononte në Angli, ashtu si në Holandë apo Spanjë”.

Më në fund, futbolli total është eksportuar edhe në Premier Ligë, dhe atë po e luan Mançester Siti, ndonëse futboll sulmues dhe spektakolar kanë luajtur edhe Arsenali i Vengerit, Man. Junajtidi i Fergusonit apo Liverpuli i Klopit. Pati një moment që Guardiola dyshoi, dhe ishte pasi Siti i tij u mposht vjet 2-4 në fushën e Leisterit, i dërrmuar nga duelet e ashpra. “Unë nuk jam trajner për të mësuar lojtarët e mi të ndërhyjnë në “tackle”, – tha Pepin ë atë kohë, dhe pati të drejtë. Ai moment kaloi dhe sot skuadra e tij është një spektakël fitues.

Sfidanti.al