Kriza në Nikaragua, Argjentina anulon miqësoren e 29 majit

Argjentina nuk do ta luajë ndeshjen miqësore me Nikaraguan të parashikuar për t’u zhvilluar në 29 maj përpara se të udhëtojë drejt Rusisë për Kupën e Botës. Federata Argjentinase e Futbollit e anuloi këtë përballje për shkak të krizës politike që po kalon vendi dhe ajo që mund ta zëvendësojë Nigaraguan është përfasqësuesja e Haitit.

Rrjeti televiziv ‘TyC Sports’ që administron të drejtat televizive të përfaqësueses argjentinase, në rast se edhe haiti nuk do të jetë në fgjendje të luajë këtë përballje me 2 herë kampionët e botës, atëherë ai do të zëvendësohet nga Xhamajka. Ajo që askush nuk e vuri në dukje është se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Bombonera në Buenos Aires. pas përfundimit të kësaj miqësoreje, Argjentina do të udhëtojë drejt Barcelonës për të bërë përgatiotjet e fundit në prag të Botërorit të Rusisë.

sfidanti.al