Lajmi i largimit të Iniestës nga Barcelona e futbolli spanjoll në fund të sezonit, i ka trishtuar të gjithë dhe këtu nuk përjashtohen tifozët e Espanjolit. Këta të fundit vendosën që të bënin një homazh për njeriun magjik të skuadrës blaugrana nëpërmjet një parrulle të madhe të shfaqur në stadium në fillimin e ndeshjes me Las Palmas
‘Faleminderit Iniesta, që ke qënë mbi të gjitha një mik-shkruhej në pankartën e tifozëve të Espanjolit në drejtim të kapitenit të Barcelonës. Iniesta e fitoi zemrën e tifopzëve të skuadrës bardhekaltër falë homazhit q ë ai i bëri të ndjerit Dani Harkes me te cilin e lidhte një miqësi e fortë duke e mbajtur nën uniformën e përfaqësueses një bluzë me emrin e tij në finalen e Kupës së Botës të Afrikës së Jugut.
sfidanti.al