Ronaldo dhe Xhorxhina zyrtarisht të fejuar? Modelja tregon unazën

Kristiano Ronaldo dhe Xhorxhina Rodriguez që nga viti 2016 janë bërë një cift i pandashëm, madje në muajin nëntor të 2017 u bënë prindër të vogëlushes Alana Martina, fëmija i 4 i futbollistit që ka edhe Kristiano Xhunior e binjakët Eva e Mateo të lindur nga nëna mbartëse.

Së fundmi në kronikat rozë është folur për një martesë të mundshme mes Ronaldos dhe Xhorxhinës, që mesa duket janë të fejuar zyrtarisht. është vetë modelja që i ka shtuar këto zëra teksa në rrjetet sociale publikoi një video ku ajo shfaqej në të njëjtën makinë me Ronaldon  të shoqëruar me frazën; ‘me njeriun tim të preferuar’ duke lëshuar edhe një puthje me dorën e djathtë ku dukej edhe një unazë plot shkëlqim. A thua të ishte unaza e fejesës?

sfidanti.al