Magjiku Iniesta zyrtarizon largimin nga Barcelona

Duke nisur nga sezoni i ardhshem, Barcelona nuk do te kete me radhet e saj Andres Iniesten. Kapiteni i skuadres katalanase, futbollisti qe ngre ne kembe dhe merr duartrokitjet e tifozeve ne te gjithe stadiumet e Spanjes, do te largohet ne fundin e sezonit nga skuadra blaugrana.

‘Kjo konference shtypi u organizua per te bere te ditur vendimin tim. Ky eshte sezoni im i fundit te Barcelona-tha Iniesta-ishte nje vendim i menduar dhe i vleresuar mire. Pas 22 vitesh e di se çfare do te thote te jesh futbollist i Barcelones. Per mua eshte skuadra me e mire ne bote. E di sa kerkuese eshte te luash ketu. Di se çfare pergjegjesie eshte te jesh kapiteni i kedlsaj skuadre. Duke qene i ndershem me veten time dhe klubin etapa ime ketu mbyllet kete vit. Dua te falenderoj klubin dhe La Masian per gjithcka me dhane’.

Nuk munguan ovacionet me sallen e konferences per shtyp per ate qe te gjithe e therrasin Don Andres Iniesta, per t’ia lene me pas vendin pyetjeve te gazetareve per mesfushorin 34 vjeçar.

Sfidanti.al