Zerat konfirmohen; Unai Emeri largohet nga PSG

Zerat qarkullonin prej kohesh, por tani gjithçka u konfirmua; Unai Emeri nuk do te jete trajner i Paris Sen Zhermenit sezonin e ardhshem. Eshte vete trajneri spanjoll qe e ka konfirmuar kete lajm duke konfirmuar se kete vendim ua komunikoi edhe lojtareve e drejtuesve te klubit.

‘Kam folur me futbollistet dhe kam zhvilluar nje takim me Presidentin Al Kelaifi e Drejtorin Sportiv te skuadres-tha Emeri-vendosem qe te mos e vazhdojme bashkepunimin ne sezonin e ardhshem. Dua te falenderoj drejtuesit e Paris Sen Zhermenit, bashkepunetoret e mi dhe futbollistet’.

Me Unai Emeri ne pankine, Paris Sen Zhermeni fitoi titullin kampion ne Ligue 1, por deshtoi kne ate qe ishte objektivi kryesor i tij, fitimin e Liges se Kampioneve.

Sfidanti.al