Tifozet e Liverpulit por edhe te Romes perfshihen ne solidaritetin ndaj Shon Koks, tifozin irlandez te Liverpulit qe u plagos rende ne perplasjet mes tifozeve diten e marte dhe qe eshte ne koma farmakologjike. Ne fakt ne websiten Go Fund Me nisi dhenia e donacioneve per kuren ndaj 53 vjeçarit dhe brenda nje dite u grumbulluan 40 mije Euro.
Nje shume kjo e mjaftueshme per familjaret e Shon Koks per te mbuluar shpenzimet e kurimit te tij.
‘Ju lutem pranoni parate e mia, jam i apasionuar pas sportit, tifoz i Romes dhe admirues i Liverpulit-ishte mesazhi i nje prej tifozeve te skuadres verdhekuqe-jam i trishtuar dhe i neveritur nga sjellja e nje minorance tifozesh te eger qe nuk meritojne te na perfaqesojne’
‘Jam tifoz i Romes dhe e denoj dhunen. Me vjen keq Shon per ate çfare ndodhi, shpresoj te marresh veten shpejt-ishte mesazhi i nje tjetert tifozi te skuadres italiane’
Sfidanti.al