Ne Irak do te jete stadiumi me i madh ne bote, merita e nje…basti.

Do te quhet ‘The Lion of Babylon’ dhe do te jete stadiumi me i madh ne bote me nje kapacitet prej 135 mije vendesh dhe me nje dizajn shume te vecante. Dhe e gjithe kjo per te respektuar nje bast. Ajo qe do te ndertoje kete stadium do te jete pikerisht Arabia Saudite.

Por si lindi kjo histori? Ne 28 shkurt, Arabia Saudite e Iraku zhvilluan nje ndeshje futbolli duke konfirmuar faktin se mes vendeve jane krijuar me ne fund raporte te mira. Per ta bere akoma me emocionuese kete ndeshje, Mbreti Salman i premtoi kryeministrit Hajder Al Abadi ndertimin e nje stadiumi gjigand nese skuadra e tij humbiste kete ndeshje me Arabine Saudite qe ishte favorite ndaj Irakut. Dhe ashtu sic ndodh ne nje sfide mes miqsh, ai qe humbet paguan dhe kjo ndodhi edhe me skuadren e Arabise Saudite.

Kryeministri irakian Al Abadi konfirmoi se Mbreti Salman vendosi te mbaje premtimin e tij dhe shume shpejt dolen ne drite projektet dhe skicat e para. Tani nuk mbetet gje tjeter veçse te bindet FIFA per te rehabilituar Irakun qe konsiderohet si vend i rrezikshem per te zhvilluar ndeshje zyrtare.

Sfidanti.al