Skënderbeu është i pazoti për të bërë spektakël në fushë, por kjo nuk e ndalon që spektalin ta vazhdojë në fushën…financiare. Pas humbjes kapitulluese në Vlorë, një humbje ku gjobën më të madhe e meritonin futbollistët, ata që dezertuan në mënyrë flagrante gjatë 90 minutave, qënka marrë masa e bujshme për trajnerin Agostineli:
“ Nuk do t’i gëzohet më rrogës që kishte, por do të ketë 30% ulje dhe do të shkojë në një detyrë tjetër..”
Kampionët në fillim humbën Europën, pastaj humbën stilin në kampionat, dhe tani po humbasin edhe arsyen. Cili ishte faji i italianit në Vlorë? Edhe pse vlonjatët thonë me ironi “hodhëm italianët në det”, kjo nuk vlen për trajnerin Agostineli, sepse ishin futbollistët e vetë, ata që e tradhëtaun dhe pastaj e “hodhën në det”. E keqja është se trajnerët italianë, sidomos ata që puthin tokën tonë, nuk kanë kurajo t’i thonë gjërat troç, por i shkojnë pas avazit presidentëve, për të zbuluar se nuk kanë vend tjetër ku të shkojnë.