Vengeri me Arsenalin ka luajtur kundër 124 ekipeve! Cilët nuk i mundi dot?

Epokës së Arsen Vengerit tek Arsenali po i vjen fundit, pasi ky trajner francez ka paralajmëruar se, në fund të këtij sezoni, ai do të largohet. Plot 22 vite të gjatë i ka drejtuar Vengeri “topçinjtë”, duke lënë mbas vetes ndeshje me 124 ekipe të ndryshëm. Interesant është fakti se ai nuk ka arritur të fitojë vetëm kundër PESË prej tyre.

Arsenali ka zhvilluar dy ndeshje me Fiorentinën, një prej të cilave e ka barazuar dhe tjetrën e ka humbur, dy ndeshje me PAOK-un (barazim e humbje), dy ndeshje me PSZH-në (dy barazime), po aq me ekipin Port Uejl dhe ka zhvilluar vetëm një ndeshje (barazim) me ekipin Roteram Junajtid.

Sfidanti.al