Fjalët e tij patën gjithë vetëbesimin, e deri arrogancën, e zakonshme. “Po, unë do të jem në Botëror, – theksoi Zllatan Ibrahimoviç kur u pyet për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës në Rusi, – do të jetë një Botëror me Ibrahimoviçin, jo pa të”. Ylli që tashmë e ka lënë Europën, e ka theksuar edhe më parë dëshirën për të qenë në Rusi, që kur Suedia eleminoi Italinë në plej of, veçse deri tani nuk ka ndodhur asgjë konkrete.
Trajneri i kombëtares nordike Jane Anderson nuk ka dhënë ende një përgjigje të prerë, dhe duket se shanset e Zllatanit janë të pakta, veçse një përgjigje “vendçe” atij ia dha njëri prej ish-shokëve të ekipit. Ishte njëri prej portierëve, Karl-Johan Jonson, ai që foli. “I takon trajnerit të vendosë, – u shpreh ai, – ne u kualifikuam për në Kupën e Botës pa të, dhe mendoj se mund të luajmë mirë në Botëror edhe pa të. Gjithsesi, jam i sigurt se nëse ai vjen në ekip, do të luajë mirë”.
“Si skuadër, – vazhdoi Jonson, – ne luajmë në mënyrë kolektive, të gjithë së bashku. Me Zllatanin ndryshon puna, pasi ai është individualist dhe loja rrotullohet rreth tij. Kjo ndodh edhe kur luan Mesi apo Ronaldo”.
Sfidanti.al