Mançini në stolin e Italisë? Udhë të mbarë në ferr.. mister

Trajneri italian, Roberto Mançini, shumë shpejt, do të mund të marrë përsipër një angazhim të ri. Megjithëse ai është ende trajner i Zenitit të Shën Peterburgut, po flitet, gjithnjë e më shumë, se ai do të ulet në stolin “e nxehtë” të drejtimit të përfaqëseses së Italisë që dihet se nuk është kualifikuar për në Botërorin e Rusisë dhe udhëhiqet, përkohësisht, nga trajneri Di Biaxho.

“Sport Mediaset” shkruante, dje, se ka shumë mundësi që Mançini, që në maj, mund të nënshkruajë marrëveshje me përfaqësuesen italiane që ta marrë përsipër drejtimin e saj. Nëse kjo është e vërtetë, ai do të debutojë më përfaqësuesen e vendit të tij, më 28 maj, kur kjo e fundit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite.

Sfidanti.al