Arratisja e madhe Shkëndijes bekohet edhe nga matematika !

Duke fituar 3-2 ndaj Vardarit të Shkupit në raundin e 28-të të kampionatit kryesor të Maqedonisë, Shkëndija, gati edhe matematikisht, e ka siguruar titullin e dytë të kampionit të këtij vendi. Deri në fund të kampionatit maqedonas, në lojë janë gjithsej 24 pikë, ndërkohë që klubi tetovar ndodhet 23 pikë para Vardarit kampion aktual. Tetovarët, tani, janë përqëndruar te fitimi i trofeut të Kupës së Maqedonisë.

“Të them të drejtën,  unë nuk e prisja një diferencë të tillë pikësh, ndërsa isha i bindur se ne do të dilnim kampionë të Maqedonisë. Kjo diferencë e madhe pikësh na lejon neve që të përqëndrohemi maksimalisht te finalja e Kupës”, thotë trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Sfidanti.al