Kaka: Kam bërë gabimin më të madh që pranova të shkoj te Reali!

Ish-futbollisti më i mirë i botës Rikardo Kaka zbuloi se ai kishte bërë gabimin më të madh në karrierën e tij që kishte nënshkruar me Realin e Madridit. Megjithëse klubi “mbretëror” është ëndërr për të gjithë futbollistët e botës, ky lojtar brazilian thotë se ai kishte gabuar që kishte pranuar të shkonte në “Santiago Bernabe”.

Kaka është futbollisti i fundit që ka fituar “Topin e artë”, para se atë ta fitonin me radhë, njëri pas tjetrit, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Ai luajti shkëlqyeshëm me Milanit, por, kur vendosi që të largohet nga klubu kuqezi, karriera e tij ndoqi një kurbë rënieje. Ai kurrë nuk e arriti më formën fantastike që tregoi me Milanin.

“Gabimi që bëra, duke nënshkruar kontratë me Realin, më kushtoi shtrenjtë. Ika nga Italia, ku më donin të gjithë. Sado që u përpoqa, me Murinjon nuk më eci. Stervitësha shumë, madje, edhe e kam lutur, por jo, për mua nuk kishte vend në formacion. Me të vërtetë, kam qenë fatkeq te Reali. Kur ika, Murinjo më tha se unë isha një nga profesionistët më të mirë në botë, por, megjithatë, ai nuk më dha shans mua që ta tregoja veten në fushë”, vuri në dukje Kaka që pati “kohën e artë” të tij me bluzën e Milanit gjatë viteve 2003-2009.

Sfidanti.al