Sa i vogël  stadiumi “Olimpik” i Romës! Edhe në “gjumë” s’ka bileta…

Tifozët e Romës që, pa u zhvilluar ndeshja e parë, po e presin me padurim atë të kthimit kundër Liverpulit në gjysmëfinale të Champions-it në “Olimpiko”. Liverpuli dhe Roma do të luajnë, të martën e ardhshme, ndeshjen e parë në “Enfild”, ndërsa, mbas tetë ditësh, të dy ekipet do të zhvillojnë ndeshjen revansh në “Olimpiko”. Biletat për këtë ndeshje, tanimë, janë shitur. Sikurse njofton media italiane, dje në mëngjes, u nxorën në shitje 35 000 bileta, ndërkohë që 22 000 bileta ishin shitur më parë.

Tifozët e Romës e kaluan natën, duke fjetur në thaset e gjumit, me qëllim që të siguronin bileta për këtë ndeshje të dhjetëvjeçait. Ata qëndruan në radhë tre orë e gjysmë, deri sa u njoftua se të gjitha biletat për ndeshjen e kthimit ishin shitur.

Kështu që stadiumi “Olimpiko”do të jetë i mbushur plot e përplot, në prag të kësaj ndeshjeje mjaft të rendësishme, sidomos, për tifozët romanë që me siguri do t’i japin ekipit të tyre një mbështetje të fuqishme që ai të dalë në finalen e Champions-it që do të ishte një nga sukseset më të mëdha të klubit roman.

Sfidanti.al