S’keni frikë nga Ujkonja ?  Përzuri Barcelonën, gllabëroi ..82 milion euro!

Në prag të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Champions-it, krejt papritur, doli se Roma ishte klubi që kishte përfituar më shumë nga të drejtat televizive për ndeshjet e këtij konkurrimi evropian. “Ujkonja”, në çerekfinale të Champions-it, sikurse dihet tanimë, ofroi një befasi të madhe, duke u kualifikuar mbas një kohe të gjatë për në gjysmëfinale, pasi mundi 3-0 Barcelonën e madhe, ndërkohë që ndeshjen e parë në “Kamp Nou” e kishte humbur 4-1.

Romanët, deri tani, kanë arkëtuar 82 milionë euro të pabesushëm, shumë më tepër sesa klubet e tjerë. Në vend të dytë ndodhet Reali i Madridit me 71 milionë euro, i pasuar nga Liverpuli – 66 milionë, Mançester Siti – 62 milionë, PSZH – 61 milionë, Totenhemi – 60 milionë, Barcelona – 57 milionë, ndërsa Mançester Junajtidi – vetëm 39 milionë euro.

Sfidanti.al