Humbja 2-1 ndaj Mançester Junajtidit ia shtyu vetëm një javë festën ekipit rival qytetës, Mançster Siti, që u shpall pa mbaruar kampionati anglez, më saktë pesë javë para, kampioni i ri i Premier Ligës angleze. Për ekipin “qytetar”, ky është trofeu i pestë në kampionatin kombëtar, por ajo që bie në sy me këtë rast, janë sukseset e trajnerit Pep Guardiola. Specialisti katalonjas fantastik i futbollit, me trofeun që fitoi, iu bashkua “specialit” portugez, Zhoze Murinjo, dhe trajnerit italian, Karlo Ançeloti, me tre trofe në pesë ligat më të mira të futbollit në Evropë, ndërkohë që ai fitoi titullin e 7-të të kampionit të një vendi në nëntë sezone, në krye të një klubi.
Xhovani Trapatoni është unik, duke qenë se ai ka dalë kampion në të gjithë vendet, ku ka punuar, në Itali, Portugali, Gjermani dhe Austri.
Vetëm me Barcelonën, në sezonin 2011/12, dhe me Mançester Siitin, në sezonin 2016/17, Pep Guardiola nuk arriti që ta nxjerrë kampion ekipin e vet, një fakt që tregon se sa gjenial është ky trajner katalonjas.
Sfidanti.al