Gjyqtari anglez, Majkëll Oliver, momentalisht, është bërë figura më e urryer në Itali. Vendimi i tij për të dhënë penallti në min. e 93-të, me anë të së cilës Reali u kualifikua për në gjysmëfinale të Champions-it, ka ngjallur një urrejtje të madhe jo vetëm te tifozët italianë, por edhe te dashamirësit asnjanës të futbollit.
Dhe, sikurse ndodh në këto raste, në rrjetet sociale nuk munguan shpotitë kreative dhe sarkastike, midis të tyre orgijinale të tilla si:
“Të katër bijtë e Majkëll Oliverit i hodhën poshtë me zemërim pretendimet se i ati i tyre është tifoz i madh i Realit të Madridit. ‘Babai ynë është një njeri i ndershëm’, thanë me një zë Rauli, Ikeri, Zinedini dhe Ronaldo!’”
Sfidanti.al