Tenisti serb, Novak Gjokoviç, po stërvitet me forcë dhe intensitet të latë në Marbeljan spanjolle me ish-trajnerin e tij Marjan Vajda, me synimin që të kthehet në majën e tenisit botëror, ku dikur ai ka bërë pjesë për një kohë të gjatë dhe që ai është mjaft i motivuar, këtë e tregoi edhe “viktima” e tij e parë në fushën e tenisit.
Nolja, sikurse e thërrasin atë shkurt, publikoi një foto të tij me një raketë të thyer që e pësoi nga “zëmërimi” i tij në fushën e stërvitjes. Sipas Vajdës, synimi i Novakut është zgjimi i “bishës” brenda tij dhe duket se ai është në rrugën e duhur për ta bërë këtë.
Sfidanti.al