Serhio Ramos rrezikon te mos luaje ndeshjet gjysmefinale te Liges se Kampioneve. Kapiteni i Realit te Madridit mund te skualifikohet nga UEFA pasi ne fundin e ndeshjes me Juventusin u pa fillimisht ne pankine e me pas ne tunelin e stadiumit. 32 vjeçari ishte i skualifikuar per 1 ndeshje pas kartonit te marre ne ndeshjen e luajtur ne Torino ndaj bardhezinjve. Sipas rregullores se UEFA, lojtaret e skualifikuar e kane te ndaluar kategorikisht qe te shkojne ne pankinat e tyre gjate ndeshjeve.
Por jo vetem kaq, Serhio Ramos u be protagonist edhe i nje debati me trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri dhe ky mund te jete nje motiv me shume per UEFA per ta ndeshkuar futbollistin.
Sfidanti.al