Pep Guardiola ironizon Raiolën: Si është e mundur që ofroi Pogba e Mkitarian tek unë, një qen?

Pep Guardiolës nuk i pëlqeu komenti i bërë nga Mino Raiola në drejtim të tij. Superagjenti që kujdeset për interesat e lojtarëve të tillë si Ibrahimovic, Verrati, Pogba etj bëri një deklaratë të fortë kundër trajnerit katalanastë cilin e përkufizoi burracak dhe qen. Përgjigjja e trajnerit të Mançester Sitit ishte po aq e fortë e me doza ironie

‘Raiola duhet të mbrojë futbiollistët e tij, kështu që duhet ta dijë se nuk mund t’i sjellë tek një si unë, që jam një qen-tha Guardiola-Nuk e kuptoj pse jam qen e burracak dhe përse ia ofroi ai Pogbanë dhe Mkhitaryan, Mançester Sitit në muajin janar. Unë refuzova pasi nuk kemi të ardhura të konsiderueshme për të blerë Pogba pasi kushton shumë’

sfidanti.al