Ferrari ngre zërin në Bahrein, ndalesa e dytë e Botërorit të Formula 1. Kokëkuqja italiane ishte dominuese në provat zyrtare të këtij Çmimi të Madh duke vendosur të dy pilotët e saj në vijën e parë të startit të garës. Pole positioni i takoi Sebastian Fetelit me pilotin gjerman që e përshkoi atë me kohën 1 minutë 27 sekonda e 958 të mijtat duke e lënë kimi Raikonen në vendin e dytë me vetëm 1 të dhjetat më shumë se 4 herë kampioni i botës.
Kohën e tretë më të mirë e regjistroi Valtteri Bottas me mercedes që la pas vetes Ljuis Hamilton. Por britaniku do ta nisë garën nga vendi i nëntë për shkak të penalizimit me 5 pozicione për ndërrim të kambios. Ai që do të niset io katërti do të jetë Riçardo që u rendit i 5. Ndërkohë piloti tjetër i Red Bull, Maks Vershtapen u eliminua që në sesionin e parë pasi doli nga pista duke u përplasur më pas me muret mbrojtëse të saj
sfidanti.al