Mos harroni 10 rregullat e “hekurta ” të  lojës me porta të vogla!

Sigurisht që të gjithë kanë luajtur futboll me porta të vogla, madje, edhe me topa të vegjël prej gome, në fushat e mëhallës, pra, të lagjes së vet. Rregullat e pashkruara të këtij futbolli me porta të vogla i dinë të gjithë, por ne, sidoqoftë, po ua kujtojmë edhe njëherë:

1.Ai që është i zoti i topit, ai gjuan edhe penalltinë.

2.Ndeshja përfundon, kur lodhen të gjithë.

3.Barazim nuk ka. Kush bën golin i fundit, fiton ndeshjen.

4.Nuk ka gjyqtar.

5.Më i trashi – gjithnjë në portë

6.Dy më të mirët zgjedhin ekipet e tyre.

7.Kur nuk të fusin në ekip, të bie pika.

8.Nervozizmi më i madh, kur topi përfundon te rrota e makinës.

9.Tre korne – penallti.

10.Po e preke topin me dorë, menjëherë, penallti.

Sfidanti.al