Fransisko ‘Isko’ Alarkon ishte njeriu i ndeshjes per Spanjen ne fitoren 6-1 qe ‘La Roja’ arriti ne miqesoren ndaj Argjentines. Mesfushori 25 vjeçar shfrytezoi rastin per te shperthyer ndaj stafit teknik te Realit te Madridit qe nuk e aktivizon shume futbollistin, nderkohe qe te Spanja, Lopetegui e ka pjese te formacionit baze ne çdo ndeshje.
‘Te Spanja ndjej besimin e trajnerit, ndersa te Reali jo-tha Isko-kur nuk luan vazhdimisht ne klubin tend, atehere ndeshjet me kombetaren te japin jete, jane te rendesishme sepse une dua te tregoj se jam nje futbollist i mire’.
Jane keto fjale qe duken si nje deklarate thjesht per te shfryre zemerimin, por qe varet nga menyra si do t’i interpretoje ato trajneri Zinedin Zidan.
Sfidanti.al