Napoli, Hysaj eshte mire; do te luaje ndaj Sasuolos

Mauricio Sarri mund te marre fryme lirisht. Demtimi i Elseid Hysajt ne ndeshjen miqesore mes Shqiperise dhe Norvegjise nuk ishte aq i rende sa u mendua fillimisht te stafi i Napolit. Ne fakt mbrojtesi i perfaqesueses shqiptare eshte mire dhe iu bashkua skuadres per t’u stervitur rregullisht per ndeshjen e kampionatit me Sasuolon qe do te luhet te shtunen.

Por Napoli merr lajme te mira edhe nga Marek Hamshik. Edhe sllovaku kishte probleme fizike qe i kaloi dhe tani eshte gati te vihet nen urdhrat e trajnerit Sarri ashtu sikurse edhe futbollistet e tjere qe ishin te grumbulluar me perfaqesueset e tyre respektive.

Sfidanti.al