‘Mos ma punoni ne kete menyre-keshtu iu drejtua Kimi Raikonen mekanileve te Ferrarit ne komunikimin me radio gjate Çmimit te Madh te Australise ne Boterorin e Formula 1. Ne xhiron e 23, Raikonen i kerkoi informacione inxhinierit te pistes per situaten e Fetelit qe nuk kishte hyre ne bokse dhe kjo e terboi finlandezin. Ne xhiron e 26, erdhi levizja fituese e pilotit gjerman fale makines virtuale te sigurise me Raikonen qe u detyrua te kenaqej me vendin e trete. Ishte nje sukses i strategjise se skuadres qe Raikonen nuk i pelqeu.
Ja dialogu mes Raikkonen dhe inxhinierit:
Inxhinieri: Duhet te permiresojme ritmin Kimi; Seb po xhiron me 28.5, tu po xhiron me 28.7’.
Raikonen: Po ai hyri ne bokse apo jo?
Inxhinieri: Jo, jo akoma
Raikonen: Ta haje dreqi dhe ma thua tani? Gjeja e pare qe me ke thene eshte qe te mos e marr me ngut. Mos ma punoni me keto gjera.
Inxhineri: Mos me nxeh. Po shkojme mire Kimi, objektivi eshte 28.5.
Sfidanti