Mesi nuk dëshiron të humbë Spanjën: Në dyshim, por jam optimist

Lionel Mesi ishte mungesa e madhe e të premtes së jashtëzakonshme të futbollit miqësor botëror. Ylli më i madh i rruzullit u ul që në fillim në stol dhe nuk u ngrit më, gjatë miqësores që Argjentina zhvilloi me Italinë në stadiumin “Etihad” të Mançesterit. “Pleshti” është në dyshim edhe për miqësoren e dytë, tepër të madhe, atë ndaj Spanjës.

Dueli luhet në “Uanda Metropolitana” të Madridit (ndërsa argjentinasit do të stërviten në kompleksin e Realit, në Valdebebas), por Mesi ka “lodhje muskulore” dhe mbetet në dyshim. “Jam optimist, – u shpreh Leo për gazetën “Ole” të Buenos Airesit, – kam shumë dëshirë që të luaj dhe le të shpresojmë që gjithçka të zgjidhet në mënyrën më të mirë”. Ndaj Spanjës, Argjentina është e sigurt se nuk do të ketë Kun Agueron e dëmtuar.

Sfidanti.al