Real Madridi rinovon me Arda Güler, turku pritet të ketë edhe rritje page

Arda Güler pritet të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, pas paraqitjeve të tij dhe rritjes së vazhdueshme në skuadër. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, palët kanë arritur marrëveshjen që mesfushori turk të vazhdojë me madrilenët deri në vitin 2031, ndërsa kontrata e re do të shoqërohet edhe me rritje page. Güler iu bashkua Real Madridit në vitin 2023 nga Fenerbahçe, kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe fillimisht firmosi një kontratë deri në vitin 2029. Rinovimi i ri shihet si një tjetër tregues i rëndësisë që klubi madrilen i jep 21-vjeçarit dhe rolit të tij në projektin e së ardhmes.