Egoja e Kristiano Ronaldos duket se është aq e madhe, saqë as edhe një krizë golash nuk ka asnjë ndikim të ai. CR7-ta, nëntorin e kaluar, vuri një bast me bashkëlojtarët e tij se ai do të bëhej golashënuesi nr.1 në La Ligën spanjolle. Duhet të kihet parasysh se Ronaldo e vuri këtë bast, duke i bërë të qeshin shokët e tij të ekipit, kur kishte shënuar vetëm 1 (një) gol, kurse Mesi plot 12 të tillë. Dy bashkëlojtarë të tij, të cilëve, deri tani, nuk u bëhet i ditur emri, pranuan bastin, ndërkohë që, sikurse thuhet, bëhet fjalë për një shumë të madhe, e cila, sidoqoftë, do të shkojë për qëllime humanitare.
Atëkohë, basti që vuri Ronaldo, të bënte për të qeshur, por, tani, që ai ka shënuar 22 gola, katër vetëm në ndeshjen e fundit me Xhironën, vetëm tre gola më pak se Mesi, punët kanë ndryshuar dhe me siguri që dy bashkëlojtarët e lartpërmendur tani po presin fundin e sezonit të kampionatit spanjoll, pra, sesi do të përfundojë basti që ta fusin ose jo dorën në xhep.
Sfidanti.al