Juventus shënjestron Marsialin; mund ta marrë për 60 mln Euro

Juventus vë në shënjestrën e tij Antoni Marsial. Zonja e Vjetër kërkon që të përforcohet me një futbollist të fortë, të ri, komunitar dhe Marsial i plotëson këto kushte. Për më tepër futbollisti francez nuk është ndër zgjedhjet e para të Murinjos te Mancester Junajtid kontrata me të cilin skadon në vitin 2019.

Drejtuesit e Juventusti përfituan nga udhëtimi drejt Londrës ku zonja e Vjetër luajti ndaj Tottenhamit, për të nisur tratativat për transfermin e sulmuesit 22 vjecar në Torino në fund të këtij sezoni. Juventus që e ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e kampioneve, është i ndërgjegjshëm se i ka të gjitha mundësitë për të bërë lëvizjet e tij pa harxhuar shumë kohë në merkaton e kësaj vetë. Në mbrojtje Zonja e Vjetër pret ardhjen e Kaldarës dhe Spinacolës, ndërsa në mesfushë, kampionët e Italisë shpresojnë që të mbyllin sa më shpejt cështjen Emre Xhan që do të vijë nga Liverpuli me parametra zero.

Por goditja e vërtetë mendohet se do të jetë ajo e Marsial, që do të përforcojë akoma më shumë repartin e sulmit. Francezi u ble nga Mançester Junajtid kur ishte 19 vjeç për 80 milionë euro dhe në Premier League ka bërë paraqitje të mira që nuk kanë mjaftuar për të fituar besimin e Murinjos. Duke parë se kontrata i skadon në 2019, francezi mund të ndërrojë skuadër për një vlerë mëse të përballueshme, rreth 60 milionë Euro, një situatë të cilën Juventus do të kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum.

sfidanti.al