Bushard zhgënjen në marketing; sponsorët braktisin tenisten

Euzheni Bushard e ka humbur pushtetin e saj mbi markat e ndryshme të biznesit edhe pse ajo është vetëm 24 vjeç. Tenistja kanadeze po humbet kontratat e sponsorizimit në mënyrë të njëpasnjëshme kjo për shkak të rezultateve të dobëta në fushat e lojës dhe këtë e tregon fakti që ajo ka zbritur në vendin e 116 të renditjes botërore WTA. disfata e fundit e saj ishte eliminimi që në raundin e parë në turneun e Indian Uellsit

Bushard nuk i realizoi pritshmërite që u krijuan në vitin 2014 kur arriti deri në finalen e Uimbëlldonit duke hyrë edhe në listën e 10 tenisteve më të mirë të botës. në atë kohë kompani si Babolat e Nike nxituan të firmosin kontrata të marketngut me të. Por në harkun e pak më shumë se 3 viteve gjërat kanë ndryshuar me këtio dy kompani që kanë vendosur ta braktisin kanadezen. Nike nuk dizenjon më veshje për të, ndërsa Babolat nuk dëshiron më që Bushard të përdorë raketat e saj. Po kështu të njëjtin hap vendosën ta ndërmarrin edhe Colgate, Aviva dhe Usana.

Bushard nuk po e ndihmojnë as pozat e saj sensuale në Instagram ku ka 1.7 milionë ndjekës e as shërbimet fotografike me kostume banje për ‘Sports Illustrated’. Sipas të përditshmes amerikane ‘New York times’, tenistja kanadeze po braktiset edhe nga agjenti i saj Xhon Tobias.

Rënien e të ardhurave nga sponsorët, Bushard mund ta kompesojë në një farë mënyre nga dëmshpërblimi që do të marrë nga US Open për shkak të një dëmtimi të pësuar në dhomat e zhveshjes në vitin 2015 dhe që e detyroi atë të tërhiqej. Sipas avokatit të saj, Bushard do të përfitojë nga gjyqi me US Ppen, miliona dollarë për fitimet që nuk mundi të sigurojë, përfitime që po reduktohen dita ditës.

sfidanti.al