Maurisio Poçetino mund te jete trajneri i ri Bajernit te Mynihut. Ai qe e deklaroi kete ishte Ditmar Haman ish futbollist i klubit bavarez, ne nje interviste per Sky.
‘Une e di qe drejtuesit e Bajernit kane hyre ne kontakte me Poçetinon-tha Haman-ai ka qene nje opsion per klubin dhe mund te jete ende. Ka nga ata qe thone se trajneri i Bajernit duhet te jete gjerman. Sigurisht eshte nje zgjidhje, por s’eshte e vetmja. Edhe vete Pep Guardiola nuk ishte perfekt. Duhet gjetur opsioni me i mire i mundshem dhe per mua Poçetino eshte nje opsion i tille’.
Bajerni i Mynihut drejtohet nga Jup Hejnkes i cili zevendesoi Karlo Ançelotin. Me te ne pankine, skuadra bavareze po fluturon e qete drejt titullit ne Bundeslige, ndersa ne Ligen e Kampioneve ka arritur ne çerekfinale ku do te perballet me Sevijen.
Sfidanti.al