Nejmari ka 2 kushte që të kthehet në Barcelonë, por lidhen me Mesin

Media në Spanjë shkruan se Nejmari ka dy kushte për kthimin eventual në “Kamp Nou”. Kërkesat e këtij futbollisti brazilian kanë lidhje me yllin kryesor të klubit katalonjas, Lionel Mesi. Nejmari që të kthehet në Barcelonë, do që të fitojë po aq para sa futbolisti argjentinas, ndërsa kërkon që Mesi të deklarojë publikihst se ai do që Barça ta blejë përsëri Nejmarin.

Në këtë mënyrë, futbollisti brazilian do që të sigurohet se ai ende vlerësohet dhe kërkohet nga bashkëlojtarët e tij, sidomos, nga Mesi. Sipas tij, kjo praktikë është përdorur edhe në të kaluarën, kur katalonjasit kthyen Sesk Fabregasin në radhët e veta.

Sfidanti.al