FIFA reagoi ashpër ndaj skandalit që shkaktoi pronari i PAOK-ut, Ivan Savidis, që doli i nxehur në fushën e lojës me pistoletë në brez në fund të ndeshjes derbi mes ekipit të tij dhe AEK-ut të Athinës në garën e fortë për vendin e parë në tabelën e kampionatit kryesor grek. Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) e paralajmëroi federatën greke se ajo mund ta përjashtojë atë që do të thotë se edhe përfaqësuesja e Greqisë, por edhe klubet, nuk do të mund të marrin pjesë në konkurrimet që organizojnë FIFA dhe UEFA.
FIFA që ka marrë dijeni të hollësishme për ato që kanë ndodhur, së fundmi, në futbollin grek, i dënon në mënyrën më të ashpër ngjarjet në Greqi dhe bën thirrje që të merren masa të menjëhershme që situata të tilla të mos përsëritën më që do të thotë se federata greke e futbollit duhet të vejë dorë urgjentisht, ndërkohë që FIFA do ta ndjekë nga afër situatën dhe pret ndërmarrjen e sanksioneve përkatës, thuhet në komunikatën, të publikuar nga FIFA.
Sfidanti.al