Peshtyu mbi 14 vjeçaren; Sky Sport pezullon Xhemi Karrager

Veprimi i pershtyrjes mbi nje vajze 14 vjeçare i ka kushtuar ish futbollistit te Liverpulit, Xhemi Karrager qe ka ndermarre rolin e komentatorit televiziv. Fillimisht ishte nje televizion danez qe e shkarkoi nga detyra, tani i erdhi radha Sky Sports te marre masat e tij. Drejtuesit e platformes televizive britanike vendosen ta pezullojne Xhemi Karrager deri ne fund te sezonit duke mos e marre parasysj ndjesen e Karrager dhe apelin e bere nga vete familja e 14 vjeçares.

Ne komunikaten e saj Sky Sports ben te ditur se pasi u verifikua video u vendos per pezullimin e Karrager i cili pranoi pergjegjesine e tij per ate çfare ndodhi. Ne komunikaten e Sky Sports theksohet gjithashtu se Karragerit do t’i jepet e gjithe ndihma e nevojshme qe episode te tilla te mos perseriten me.

Sky Sport beri te ditur se para sezonit te ri do te behet nje mbledhje me Karrager per te pare nese do te jete i pergatitur per te rimarre vendin e tij te punes.

Sfidanti.al