Fotot e  Hari Keinit me paterica   shkaktojnë  frikë  në Angli

Dëmtimi i Hari Keinit në ndeshjen me Bornmauthin ishte një goditje e rëndë për Totenhemin, por, në të njëjtën kohë, shkaktoi shqetësim edhe te të gjithë tifozët në Angli, për shkak se Kupa e Botës Rusi-2018 po afron dhe ata nuk duan që të ketë asnjë dyshim lidhur me pjesëmarrjen e tij në ekipin përfaqësues anglez.

Golashënuesi fantastik i Totenhemit u dëmtua gjatë një përplasjeje me portierin Begoviç, duke u detyruar që të largohet nga fusha.

Mbas ndeshjes, u shfaqën foto që e tregonin Keinin, duke u mbështetur në paterica, ndërsa po dilte nga stadiumi. Me këtë rast, ekziston frika se mos dëmtimi është serioz dhe se ai mund ta vejë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në Botërorin e ardhshëm. Nëse dëmtimi i tij është i ngjajshëm me atë të Nejmarit, sikurse thuhet përgjithësisht, atëherë, kjo do të thotë se ai do të duhet të pauzojë, të paktën, tre muaj.

Sidoqoftë, Totenhemi nuk jep hollësira rreth dëmtimit të Keinit, duke vë në dukje se njoftime më të saktë do të jepen mbasi atë ta kontrollojnë mjekët.

Sfidanti.al