Çikago do t’i ketë në kujtesë përjetë këto ditë. Brenda javës, skuadra qytetëse e futbollit amerikan, Çikago Kabs, fitoi titullin kampion (Serinë Botërore) për herë të parë pas 108 vjetësh. Krenaria dhe ekzaltimi ishin të jashtëzakonshëm dhe krejtësisht të ligjshëm.
Por, le të presim dhe të dëgjojmë mrekullinë e dytë. Në të njëjtin stadium “Fusha e Ushtarit”, një ndeshje edhe më historike u luajt në regbi. Irlanda mundi Zelandën e Re 40-29, duke arritur fitoren e parë ndaj “Oll Bleksëve” në … 111 vjet. Ka edhe histori të tilla sporti.
Xhordi Marfi, S. XH. Stendër, Konor Marrej, Sajmon Zibo dhe Robi Henshou janë disa nga heronjtë që përballuan trysninë e më shumë se një shekulli dështimesh ndaj formacionit më të fortë të botës. Ata ishin lojtarët që shënuan golat, ndërsa rreth 70 000 tifozë ndiqnin këtë duel pa u besuar syve.
Sot për sot, kjo besohet të jetë një rekord botëror, i vlefshëm për në librin “Gines”, ndërsa irlandezët shpresojnë që për të arritur suksesin e dytë ndaj neozelandezëve nuk do t’u duhet të presin vitin 2127!
B.Kuka