Pepe Reina do te jete futbollist i Milanit sezonin e ardhshem. Portieri 35 vjeçar spanjoll, pas 3 sezonesh te Napoli, do te kaloje te kuqezinjte me parametra zero, nje levizje kjo qe eshte bere ndersa pritet se çfare do te beje Donaruma. Tashme jane larguar edhe ato pak dyshime qe kishin mbetur, nderkohe qe edhe Napoli eshte lajmeruar per kete marreveshje te arritur ashtu sic parashikohet edhe ne rregulloren e FIFA persa u perket lojtareve qe jane ne perfundim te kontrates.
Napoli nga ana e tij, duke pare edhe moshen e portierit spanjoll nuk i ofroi asnjehere nje kontrate disavjeçare, diçka qe ne te vertete e beri Milani. Ne fakt, Pepe Reina do te firmose me Milanin nje kontrate 3 vjeçare deri ne 30 qershor te vitit 2021. Nderkaq mesohet se Reina eshte pershendetur prej kohesh me pjesen tjeter te futbollisteve te Napolit.
Sfidanti.al