Dy milionë euro për pesë ditë në Botëror, as Mesi nuk fiton aq!

Në botën e futbollit, qarkullojnë shuma të çmendura parash dhe një dëshmi e re është bashkëpunimi, për të cilin ka rënë dakord trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, me televizonin “Russia Today”. Gjatë verës, “Speciali”, do të punojë si komentator specialist për këtë televizion rus që, megjithëse është, ndoshta, institucioni më i madh informativ rus, nuk e ka të drejtën e transmetimit të kampionatit botëror Rusi 2018 dhe nuk do t’i transmetojë drejtpërdrejt ndeshjet e tij. Murinjo, në fakt, ka pasur oferta edhe nga mediume të tjera, por, në fund, ai vendosur në favor të TV rus të lartpërmendur, për arsyen e thjeshtë, se ky bashkëpunim ose marrëveshje me të do t’i sjellë atij para shumë të mëdha brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas gazetës “Daily Mail”, Murinjo do të marrë nga “Russia Today” afro 2 milionë euro dhe kjo vetëm për pesë ditë pune, katër nga të cilat ai do t’i kalojë në Rusi, kurse atë të pestën, kur do të zhvillohet finalja, ai do ta komentojë nga shtëpia përmes sistemit satelitor!

Sa për krahasim, futbollisti më i paguar, momentalisht, në botë, Leo Mesi, ka një pagë vjetore prej rreth 50 milionë eurosh që do të thotë 137 000 euro në ditë. Kurse Murinjo, për angazhimin  e tij, do të marrë pothuajse tri herë më shumë ose rreth 400 000 euro në ditë!

Sfidanti.al