Barcelona dhe gafa Dembele, harakiri me shumën 105 milionë euro!

Sulmuesi i ri francez, Osman Dembele, këtë verë, erdhi si një përforcim i madh te Barcelona nga Borusia e Dortmundit që të mbushte “vrimën” që u hap mbas largimit të Nejmarit për te PSZH-ja, por po kalojnë muajt, njëri mbas tjetrit, dhe në Barcelonë po bëhet, gjithnjë e më shumë pyetja, nëse klubi katalonjas i ka harxhuar xhaba, pra, kot, 105 milionë eurot për këtë lojtar që akoma nuk është parë mirë në fushë?

Qëkur ka ardhur në “Kamp Nou”, Dembele ka luajtur, gjithsej, në shtatë ndeshje, ndërsa ka qenë tre muaj i dëmtuar. Sidoqoftë, në media po shfaqen lajme se ky futbollist i ri ri francez nuk është shumë i interesuar që të luajë futboll. Qëkur u bë i famshëm shumë i ri, ndërsa bëri miliona euro pa mbushur 20 vjeç, Dembele, tani, bën një jetë jo fort të shëndetshme si profesionist te Barça, gjë, së cilës i frikësohen edhe krerët e klubit katalonjas. Mediumet spanjollë vënë në dukje se Dembele po bën një “jetë të keqe” dhe se ka mjaft probleme, midis tyre, ai ha ushqim jo të shëndetëshëm dhe ka krijuar varësi ndaj fast-fudeve gjë që shumëkush e lidh edhe me dëmtimet e shpeshta të tij.

Që interesimi Dembeles për futbollin nuk është i madh, këtë mund ta konstatonin edhe tifozët në ndeshjen e fundit derbi të Barcelonës me Atletikon e Madridit. Dembele u nxor nga trajneri që të bënte nxemjen, por, gjatë kohës së saj pranë vijës anësore, ai mezi lëvizte, duke shkaktuar shumë kritika nga tifozët e Barçës.

Sfidanti.al