Masimo Alegri merr nje lajm te mire dhe nje lajm te keq ne prag te ndeshjes me Totenhemin ne Ligen e Kampioneve ne Uembli te Londres. Trajneri do te kete ne dispozicion Gonzalo Higuain, por jo Mario Manxhukic.
Sulmuesi argjentinas u riaftesua nga demtimi dhe eshte plotesisht gati per sfiden me Hotspurs. Persa i perket Manxhukic, kroati ende nuk e ka kaluar demtimin ne kofshen e majte keshtu qe nuk do te mund te luaje ndaj londinezeve.
Kjo ka bere qe Alegri te kete me te qarta idete per formacionin qe do te hedhe ne fushen e lojes. Ne porte do te jete Buffon, ndersa perpara tij pritet te aktivizohen Lihshtajner, Kielini, Benatia dhe Aleks Sandro. Ne mesfushe jane perzgjedhur Kedira, Pjanic dhe Matuidi. Ndersa ne sulm Higuainit pritet t’i bashkohen Dagllas Kosta dhe Dibala.
Sfidanti.al