Arsenali e sheh veten ne nje krize te thelle ne prag te sfides te se enjtes me Milanin ne Europa League qe eshte i vetmi trofe i mbetur ne dispozicion te klubit londinez dhe trajnerit te tij, Arsen Venger. Trajneri francez e pranon friken e tij kundrejt kuqezinjve ne kete perballje.
‘Ajo me Milanin do te jete nje sfide e veshtire-tha Venger-duhet te rifitojme energjite pasi ne kete moment jemi te lodhur. Duhet te mbrohemi mire dhe te shfrytezojme rastet per shenim qe do te krijojme’.
Ne ndeshjen e fundit ne kampionat, ate me Brajtonin, Venger vendosi te beje rotacion duke lene pushim Aron Ramsejin, nderkohe qe Belerin dhe Uellbek luajten nje pjese te vogel ndeshjeje.
‘Aron pushoi sepse ne mendjen time ishte ndeshja e Milanos-vijoi Venger-doja te evitoja çdo rrezik te mundshem. Po keshtu edhe per Uelbek qe do te jete i vetem pasi Obamejang nuk mund te luaje ndersa Lakazet eshte i demtuar’.
Sfidanti.al