Është një markë krejtësisht e veçantë që nuk ka nevojë të imitojë. Seria A është “Made in Italy”, ashtu si Ferrari apo Xhiroja e Italisë, veçse ka gjëra që duhet t’i mësojë nga të tjerët. Sezoni i ardhshëm i kampionatit italian do të ketë të paktën dy ndryshime të rëndësishme. Së pari, do të ketë “Boxing Day”, pra ndeshje të shumta në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Kalendari parashikon që të luhen tri javë në datat 22, 26 e 29 dhjetor. Më pas pushim, nga 30 dhjetori deri në 12 janar, ndërsa në 13 janar rifillohet me Kupën e Italisë. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me afatin e shitblerjeve, dhe gjithashtu pati një kopjim të Premier Ligës. Dita e fundit e lejuar për transferime do të jetë 18 gushti, ndërsa në 19 gusht do të fillojë kampionati, që do të përfundojë në 26 maj.
Sfidanti.al