Sistemi VAR në Botëror? Blater kërkon mospërdorimin e tij

Botërori i Rusisë po afron dhe një prej temave më të diskutuiara është ajo e aplikimit të mundshëm të sistemit VAR në ngjarjen më të rëndësishme futbollistik. Në këtë cështje ka ndërhyre edhe ish presidenti i FIFA, Sep Blatern duke kërkuar që ky sistem të mos përdoret në Kupën e Botës së këtij viti

‘Bëj një apel personal IFAB-it dhe atyre që kujdesen për rregullat e lojës; në Botërorin e Rusisë, sistemi VAR të mos përdoret si një eksperiment për një ndryshim të tillë kaq të rëndësishëm-tha Blater nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter

Sep Blater që e ka drejtuar FIFA në periudhën 1998-2015, është pezulluar nga detyra e tij dhe aktivitetet  sportive për shkak të skandalit të korrupsionit në organizmin më të lartë të futbollit botëror. Nuk është hera e parë që Blater del kundër përdorimit të moviolës në fushën e lojës. IFAB do të marrë vendimin e saj nëse do të përdoret apo jo sistemi VAR në Kupën e botës, në mbledhjen që ky bord do të zhvillojë të shtunën në Zyrih, ndërkohë që Botërori do të zhvillohet në 14 qershor-15 korrik.

sfidanti.al