Doping per Nasri, por vetem 6 muaj pezullim

Samir Nasri ia hedh paq per çeshtjen e dopingut. Mesfushori francez qe kishte bere autotransfuzion per arsye mjekesore kur ishte pjese e Sevijas, u denua nga UEFA vetem me 6 muaj pezullim, nderkohe qe rrezikonte nje denim me perjashtim 4 vjeçar.

Praktika e autotransfuzionit eshte e ndaluar nga rregullorja dhe per kete arsye Nasri u ndeshkua. I lindur ne vitin 1987, Nasri lonsiderohej si nje nder talentet me te medha ne futboll, por diçka ndodhi dhe Nasri nuk shpertheu ashtu siç pritej.

Francezi ka qene pjese e Olimpikut te Marsejes, Arsenalit, Mançester Sitit, Sevijes dhe se fundmi me Antaljaspor, por aventura me kete te fundit aventura e tij zgjati shume pak pasi ai e zgjidhi kontraten me klubin turk. Tani doli çeshtja e dopingut qe do ta mbaje ate jashte fushave te lojes deri ne muajin gusht.

Sfidanti.al